
Kosova Trail Running Association është fondacion i pavarur jofitimprurës, me qëllim të:
- promovimit dhe masivizimit të vrapimit malor (trail and ultra trail-running);
- shënjimit të shtigjeve për vrapim malor dhe organizimi i garave kombëtare dhe ndërkombëtare të vrapimit malor;
- përkrahjes dhe fuqizimit të klubeve sportive dhe apo organizatave me qëllime të ngjashme;
- promovimit, masivizimit të ushtrimeve trupore të llojit ‘Cross Fit’ dhe pjesëmarrja në gara të tyre;
- pjesëmarrjes në gara (apo organizimi i garave) të disiplinave të ndryshme, si të: maratonave, triatlonave, maratonave të notit, çiklizëm, skijim, etj; si dhe
- promovimit dhe pjesëmarrjes në ngjitje alpine, bjeshkatari dhe ecje malore.
Aktivitetet e deritanishme në të anëtarëve të KTRA:
- Në vitin 2014, pjesëmarrje në maratonën prej 42.195 KM në Budapest, Hungari;
- Në vitin 2015 në maratonën prej 42.195 KM në Stamboll, Turqi;
- Në vitin 2016 shënimi i shtegut të maratonës kombëtare të Malësisë së Gjakovës, Gjakovë – Bajram Curr
- Në vitin 2016, pjesëmarrje në njërën prej maratonave interesante evropiane, asaj të 33 më radhë të maratonës së Vjenës.
- Në vitin 2017, pjesë u shënuan disa aktivitete si pjesëmarrje në:
- Maratonën e Parisit,
- Ultra-Trailin e Qipros,
- Ultra-Trailin e Krali Marko, Maqedoni;
- Gjysmë-maratonën e Tiranës,
- Maratonën e Firenzes dhe
- Maratonën Ulqin – Shkodër me rastin e festës së Flamurit.
- Po ashtu, në vitin 2017, me sukses pushtuam Everestin, Eiger, Ama Dablam dhe Jezercën.
Për miqtë tanë për donacione:
Emri i llogarisë: Kosova Trail Running Association
Xhirollogaria: 1501110004110641, Raiffeisen Bank Kosovo
Numri i regjistrimit: 5116904-2
Numri fiskal: 601870795
Data e regjistrimit: 27.10.2017
Kontakti:
Addresa: Rr. Fehmi Agani Nr. 25/8; 10000, Prishtina
T: +377 45 280980; +377 44 965558
kosova.trailrunners@gmail.com | www.facebook.com/teamKTRA | Instagram: KTRAteam