Vrapimi Fillon

00

days


00

hours


00

minutes


00

seconds


Afati për regjistrim

00

days


00

hours


00

minutes


00

seconds


Në çfarë distance të vrapimit do të merrni pjesë?

“Shtegu i shpresës – Trail of Hope”

100km D+ 2057m (Prekaz – Gllogjan – Koshare)

3 – 4 Mars 2018

 

Distanca ultra-maratonike:

100km (Prekaz – Gllogjan – Koshare) me 2057m ngjitje të fituara përgjatë stazës, fillim i vrapimit me datë: 03 Mars 2018 në ora 13:00, në këtë distancë pjesëmarrësit e 100km pritet të përfundojnë garën brenda 22 orëve.

Distancat tjera:

14km (Prekaz – Likoshan) me 300m ngjitje të fituara përgjatë stazës, fillim i vrapimit 03 Mars 2018 në ora 13:00, pjesëmarrësit në këtë distancë pritet të përfundojnë garën brenda maksimum 3 orëve.

21km (Gllogjan – Koshare) me 730m ngjitje të fituara përgjatë stazës, fillojnë me 04 Mars 2018 rreth orës 05:00 të mëngjesit, pjesëmarrësit në këtë distancë pritet të përfundojnë garën brenda maksimum 6 orëve.

50km (Klinë – Hotel Nora – Koshare) me 1120m ngjitje të fituara përgjatë stazës fillojnë 03 Mars 2018 në kohën lokale 23:00 – 24:00, pjesëmarrësit në këtë distancë pritet të perfundojnë garën brenda maksimum  11 orëve.

Qëllimi i ngjarjes:

Për të shënuar 20 vjetorin e luftës për çlirimin e Kosovës dhe 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, Asociacioni Kosovar për Vrapim Malor (Kosova Trail Running Association – KTRA) organizon me 3 dhe 4 mars vrapimin ultra-maratonik 100 kilometërsh përgjatë vatrave kryesore të rezistencës gjatë luftës në Kosovë.

Nën moton “Shtegu i Shpresës: I kujtojmë të gjithë,” KTRA synon të përkujtojë sakrificën e madhe të qytetarëve të Kosovës për lirinë e brezave të ardhshëm të saj dhe ndërtimin e shtetit të pavarur e të qëndrueshëm.

Shtegu i vrapimit, prej 100km që përfshinë ngjitje përgjatë stazës prej 2057 metra, fillon në Prekaz tek kompleksi përkujtimor “Adem Jashari” për të vazhduar në Likoshan, Gllogjan dhe me përfundim në Koshare në brezin kufitar me Republikën e Shqipërisë. Ky vrapim njëherit shënon aktivitetin e parë të këtij lloji të organizuar në Kosovë dhe synon që Kosovën ta vendosë në hartën turistike.

Kjo ngjarje nuk ka karakter garues kësaj radhe, organizatori parashef vrapim grupor dhe të asistuar përmes anëtarëve me përvojë në këtë shteg dhe në këto disciplina.

Kush mund të marrë pjesë:

Të gjithë ju mbi moshën 18 vjeçare, që keni kondicion atletik për të vrapuar distanca më të gjata nga 14km deri në 100 km.

Ju mund të përzgjidhni pjesëmarrjen tuaj në njërën nga 4 segmentet:

 

Segmenti 1:                Prekaz – Likoshan 14 km
Starti:3 mars në ora 13.00
Vendi:                         Nga Kompleksi Memorial ‘Adem Jashari’ deri tek varrezat e dëshmorëve në Likoshan
Kufizimi kohor:     3 orë
Shënim:                      Pjesëmarrësit e këtij segmenti mund të lejnë veturën e tyre në Prekaz, sepse kthimi nga Likoshani do të jetë i organizuar

Segmenti 2:                Klinë – Koshare 50km
Starti:3 mars rreth orës 23.00
Vendi:                         nga Hotel Nora në Klinë
Kufizimi kohor:     11 orë
Shënim:                      Pjesëmarrësit e këtij segmenti mund të lejnë veturën e tyre në parkingun e Hotel Nora në Gllarevë, sepse kthimin nga Kosharja do të jetë i organizuar.

Segmenti 3:                Gllogjan – Koshare 21km
Starti:4 mars rreth orës 05.00
Vendi:                         nga kompleksi memorial në Gllogjan
Kufizimi kohor:     6 orë
Shënim:                      Pjesëmarrësit e këtij segmenti mund të lejnë veturën e tyre në Gllogjan, sepse kthimin nga Kosharja do ta kenë të organizuar me autobus.

Segmenti kryesor:Prekaz – Gllogjan – Koshare 100 km
Starti:3 mars në ora 13.00
Vendi:nga Kompleksi Memorial: Adem Jashari
Kufizimi kohor:22 orë
Shënim:Pjesëmarrësit e këtij segmenti mund të lejnë veturën e tyre në Prekaz, sepse kthimin nga Kosharja do ta kenë të organizuar me autobus. Organizatorët jane duke shikuar mundësinë e organizimit të transportit nga Prishtina për Prekaz dhe nga Kosharja për Prishtinë, për këtë do të infomoheni me kohë.

 

Kushtet e regjistrimit:

Për të marrë pjesë në këtë ngjarje, duhet të regjistroheni në linkun më poshtë. Pas regjistrimit do të merrni përmes emailit informatat e detajuara lidhur me aktivitetin. Pjesëmarrja në ngjarje është pa pagesë.

 

Pako e pjesëmarrjes, pjesëmarrësit do të kenë:

  • Numrin e regjistrimit
  • Hartën e shtegut të vrapimit
  • Ushqim dhe pije përgjatë pikave të furnizimit
  • Përfunduesit e suksesshëm do të marrin medalje dhe certifikatë
  • Fanellë zyrtare

Pikat e kontrolles dhe furnizimit:

Shkarko dokumentet me rëndësi:

Harta interaktive: